Masterplan në zonën e ish-cirkut, Rama: Tirana, lokomotivë e transformimit epokal

Kryeministri Edi Rama thotë se në konkursin për zhvillimin e zonës ku ka qenë ish cirku i Tiranës, marrin pjesë studio prestigjoze me arkitektë të jashtëzakonshëm.
Në fjalën e tij gjatë aktivtetit, Rama u shpreh se Tirana është lokomotiva e trasformimit epokal.
“Një konkurs i organizuar nga vetë subjekti në kuptimin e kërkesës për të bërë një zhvillim shumë të rëndësishëm në qendër të Tiranës. Ne kemi kërkuar që ky zhvillim t’i nënshtrohet konkursit. Dukeni falenderuar anëratët e jurisë për të na ndihmuar për një gjykim sa më të mirëarsyetuar, dua të falenderoj të gjitha studiot që aplikuan. Dua t;i uroj sutdfiove këtu të pranishme që janë përzgjedhur për këtë fazë finale. Tirana është lokomotiva e një transformimi epokal falë edhe këtyre zhvillimeve, që kanë përfshirë arkitektë ndërkombëtare, që kanë krijuar hapësirë edhe për arkitektët vendas. Dua që t’i uroj sukses të gjitha studiove të përfshira, juria të bëjë zgjedhjen e duhur”, theksoi ai.
Edhe kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani mbajti fjalën e saj, ndërsa u shpreh se projekti do të jetë një shtëpi e re për teatrin Metropol. Ajo vlerësoi gjithashtu edhe studiot pjesëmarrëse, njëra prej të cilave do të mund të transformojë totalisht këtë cep të kryeqytetit.
“Vend i rëndësishëm për Tiranën që po ndërtohet. Qyteti është me përkufizim bashkëjetesë dhe ajo që ne bëjmë në marrëdhënie me sipërmarrësit, komunitetit dhe krijuesit, është marrëdhënie besimi. Dua të flas për atë që është përfitimi i qytetit nga produkti i këtij konkursi, një shtëpi e re për teatrin e metropolit, pasi ka jo vetëm shfaqje shumë cilësore por edhe program për edukimin e fëmijëve dhe një sërë punësh të tjera të bukura që e ndihmojnë kulturalisht qytetin. Ndaj me këtë projekt më në fund teatri i qytetit merr një shtëpi të merituar ku mund të punohet me kushte të përcaktuara. Një pjesë tjetër është ajo e qendrës së turizmit. Jam krenare që ka 6 studio kaq prestigjioze, që me idetë e tyre, do ta transformojnë këtë cep të Tiranës në një pjesë plotësuese të bulevardit Zogu i Parë.”, tha ajo.
Studiot konkuruese:
COBE, Danimarkë
GO HASEGAËA & Assiciates, Japoni
GROUPËORK, Britani e Madhe
L’AUC, Francë
NIETO SOBEJANO, Spanjë
ARCHEA Associati, Itali
#Masterplan #në #zonën #ishcirkut #Rama #Tirana #lokomotivë #transformimit #epokal
Java News