Pse letrat e programeve të partive përdoren si kaush për fara kungulli?

Në shtëpitë e shqiptarve dikur gjeje më shumë programet e PD-PS sesa Kuranin apo Biblën.
30 vjet më parë kam njohur një mik në Tiranë, i cili hapi një nga shtypshkronjat e para në Shqipëri. U çudita kur filloi biznesin me shtypshkronjë por brenda pak vitesh e kuotova “nuhatjen” e tij sepse ai u bë milioner.
Në periudha zgjedhjesh ai prodhonte mijëra kopje programesh politike partish. 300.000 kopje Partia Demokratike 300.000 kopje Partia Socialiste dhe kështu me rradhë të gjithë partitë e tjera. Një program partie kishte 200 faqe dhe kishte interes të madh për ti lexuar. Debatet televizive bëheshin me program në dorë nga deputetët apo analistët që referoheshin çdo kapitulli.
Programet printoheshin dhe shpërndaheshin çdo dy vjet në zgjedhje lokale apo në zgjedhje parlamentare. Përveç programeve, partitë politike kishin dhe gazeta e tyre. (RD, Zëri Popullit, Integrimi, Republika etj) Vitet kaluan dhe rrethanat ndryshuan….. Gjatë festave të nëntorit takova rastësisht në Aeroport mikun tim të vjetër i clili ishte themeluesi i shtypshkronjave.
E pash të plakur, të rrudhur dhe të dërmuar nga kriza që kishte kaluar dhe kishte falimentuar. Më tregoi se kishte 15 vite që partitë nuk shtypnin më programe dhe nuk kishin më as gazeta politike partish. E pyeta: Pse kjo situatë……? Më tha: “Nuk i lexon më askush o Kreshnik as programet dhe as gazetat e tyre. Që nga viti 2011 gazetat dhe fletët e programeve filluan të përdoreshin si kausha farash kungulli apo lule dielli.”
U ndava me shokun tim dhe u trishtova jo nga “varfëria” e shokut tim por nga mjerimi i popullit tim, që kishte humbur dekada duke lexuar mashtrimet e partive. Atë ditë e kuptova pse 3 milion shqiptar debatojnë dhe votojnë për surratin e kryetarit. Programet dhe premtimet kishin vite të shkërmoqyra bashkë me lëvozhgat e farave të kungullit. Tashmë kanë ngelur kungujt si alternativë.
#Pse #letrat #programeve #të #partive #përdoren #kaush #për #fara #kungulli
Java News