Aktualitet

Ekzekutimi me plumb në kokë i Vladimir Topjanës në sy të të birit, zbulohet identiteti i autorit të krimit

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi me plumb në kokë i 43-vjeçarit Vladimir Topjana, krim i ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të dielës (6 Prill) në Fontanafredda pas një sherri mes tij dhe dy bashkatdhetarëve (baba e bir).

Raportohet se viktima ndodhej në lokal së bashku me djalin e tij, kur në vendngjarje ka mbërritur një Audi i bardhë, ku ndodheshin Roger Shota, 34-vjeçar dhe i ati, 66-vjeçari Pren Shota.

Sipas mediave italiane, Roger Shota qëlloi me armë zjarri Vladimir Topjanën, shofer i kompanisë Porcia dhe banues në Cordenons, dhe u largua nga vendngjarja me Audi-n.

Kërkimet nisën menjëherë në të gjithë zonën e Pordenones dhe arratisja e tij përfundoi rreth mesnatës në zonën e Orsago nga Karabinierët.

Autori i dyshuar Roger Shota, 34-vjeçari shqiptar me banim në Sacile, akuzohet për vrasje të rëndë me paramendim.

#Ekzekutimi #plumb #në #kokë #Vladimir #Topjanës #në #të #të #birit #zbulohet #identiteti #autorit #të #krimit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button