Aktualitet

“Viva Italia”, Berisha me diasporën në Breshia: Ju jeni shqiptarët e sakrificave të mëdha

Lideri i opozitës, Sali Berisha, zhvilloi takimin e tij të parë jashtë Shqipërisë pas hapjes zyrtare të fushatës elektorale në Tiranë, duke zgjedhur si ndalesë të parë qytetin e Breshias në Itali. Në një sallë të mbushur me shqiptarë të diasporës, Berisha shprehu mirënjohjen dhe respektin më të madh për sakrificat dhe suksesin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

“Ju falënderoj për këtë pritje madhështore. Ju shqiptarët e diasporës jeni frymëzimi ynë në këtë fushatë historike. Viti 2025 është viti juaj, viti i Diasporës shqiptare, viti i fitores mbi diktaturën, krimin dhe vjedhjen”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se arsyeja pse e nisi fushatën pikërisht nga diaspora është sepse shqiptarët emigrantë përfaqësojnë më së miri shpirtin e pamposhtur të kombit. “Ju jeni shqiptarët e sakrificës dhe të suksesit. Erdhët në Itali si viktima të një regjimi të egër, por me mund dhe dinjitet keni ndërtuar jetë të ndershme dhe të suksesshme”, tha ai.


Në fjalimin e tij, Berisha nuk harroi të falënderonte edhe miqtë italianë, duke vlerësuar mikpritjen dhe solidaritetin e popullit italian ndaj shqiptarëve ndër vite. “Një falënderim i madh për kombin italian. Viva Italia!”, u shpreh ai mes duartrokitjeve.

Ai shtoi se emigrantët shqiptarë janë sot një pjesë jetike e ekonomisë italiane dhe një shembull krenarie për Shqipërinë. “Ju nuk e harruat kurrë vendin tuaj. Të jesh shqiptar do të thotë të mos dorëzohesh kurrë, të kesh një dashuri të pashuar për dheun tënd.”

Berisha mbylli fjalimin me një mesazh të fuqishëm: “Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e emigrantëve shqiptarë kudo që janë!”

Takimi në Breshia u përshkua nga entuziazëm dhe atmosferë pozitive, ndërsa Berisha vlerësoi këtë ndalesë si një moment të veçantë frymëzimi në rrugëtimin elektoral drejt një Shqipërie më të drejtë dhe më të lirë.

#Viva #Italia #Berisha #diasporën #në #Breshia #jeni #shqiptarët #sakrificave #të #mëdha
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button