Tech

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër: Ka mangësi nga sezonet e shkuara në turizëm, po punojmë nga baza

Këtë të mërkurë në A2 Business flasim për sektorin e turizmit në Shkodër, ofertën që ky qytet ka për turistët dhe problemet që duhen trajtuar.

Sipas ekspertëve, rritja në sektorin e turizmit në këtë qytet është mbi 15% dhe turistët- thonë ata, vijnë kryesisht nga Gjermania, Holanda, Austria, Kosova, por edhe nga Turqia dhe vendet e lindjes.

Por a ka qenë pushteti vendor i përgatitur për këtë fluks?

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka, teksa sjell në vëmendje se administrata e re bashkisë së kryeqendrës së veriut ka vetëm një muaj që e ka marrë detyrën, shton se fillimisht e kanë nisur punën me shërbimet bazë.

“E filluam me energji dhe pozitivitet. E nisëm me shërbime bazë. Me pastrimin e mbetjeve, krijimin e hapësirave të plazheve publike,” shpjegon zoti Beka.

Sipas tij, ka shërbime që kanë pasur mangësi nga sezonet e shkuara dhe për këtë pritet që të ketë investime afatgjata duke nisur nga viti tjetër.

Ndërsa, Aurora Zylaj, eksperte për turizmin shpreson se bashkia e re në bashkëpunim me qeverinë të sjellin investime.

Sipas saj, infrastruktura duhet të jetë prioritet. Ajo sjell rastin e Thethit, i cili është një destinacion i kërkuar, por ka ende probleme me infrastrukturën dhe formalizmin e biznesit.

 

 

#Nënkryetari #Bashkisë #Shkodër #mangësi #nga #sezonet #shkuara #në #turizëm #punojmë #nga #baza

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button