Tech
Balla takim me ambasadorin britanik: Bashkëpunim më i ngushtë mes dy vendeve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith, i cili i përcolli urimet për detyrën e re, nga ana e Suella Braverman, Sekretare e Çështjeve të Brendshme e qeverisë britanike.
Në takim u fol gjithashtu për fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë, për një bashkëpunim edhe më të ngushtë për sa i përket sigurisë publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal.
Ministri Balla po zhvillon takime me ambasadorët e disa vendeve me të cilët Shqipëria ka një bashkëpunim intensiv në çështje të sigurisë, luftës kundër krimit dhe fenomeneve të tjera shoqëruese.
#Balla #takim #ambasadorin #britanik #Bashkëpunim #më #ngushtë #mes #vendeve