Tech
Aksident me vdekje në Tiranë, 23-vjeçari me motor përplaset nga një shofer i dehur në timon

Një i ri ka humbur jetën në një aksident rrugor në fshatin Bulticë (Vaqarr) të Tiranës. Viktima është 23-vjeçari me iniciale L.T.
I ndjeri ishte në drejtimin e një motori kur u përplas nga një makinë tip Audi.
Për shkak të përplasjes, 23-vjeçari humbi jetën.
Ndërsa shoferi i makinës, A.Sh. 53 vjeç, është arrestuar nga policia pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Sipas policisë, 53-vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe përplasi motorin duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit.
/a.r
#Aksident #vdekje #në #Tiranë #23vjeçari #motor #përplaset #nga #një #shofer #dehur #në #timon