Shëndeti

Kosova shqetëson SHBA, Escobar: Zbatoni “Ohrin”, fitoni njohje të reja dhe OKB

Raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë po shqetësojnë Shtetet e Bashkuara. Këtë e konfirmoi i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë dëshmisë së tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres.

“Më duhet ta them që jemi të shqetësuar me mungesën e përafrimit, jo vetëm me SHBA-të por me gjithë komunitetin transatlantik dhe kjo përfshinë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Europian, NATO-n , QUINT-in dhe fqinjët, Shoqërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sërish po kërkojmë në mënyrë aktive, mënyra me të cilat mund ta bindim qeverinë që të shohë Shtetet e Bashkuara si partner primar në rajon dhe përafrimi me Shtetet e Bashkuara i sjell dobi Kosovës, nuk e largon atë nga aspiratat e veta”, nënvizoi zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Escobar tha më tej se aspirata e SHBA-ve është që Kosova të jetë anëtare e NATO-s, BE-së dhe të ketë një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në Kongresin Amerikan ai shtoi se nuk sheh vullnet as nga Prishtina dhe as nga Beogradi për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.

“Marrëveshja e Ohrit na jep ne mundësinë më të madhe në 15 vitet e fundit me Qeverinë e Kosovës që të fillojmë jo vetëm një fushatë të njohjeve rajonale europiane, por edhe globale. Tani, çfarë duan të shohin këto shtete, duan të shohin vullnetin e mirë nga Kosova që të përmbushë pjesën e vet të marrëveshjes, që është Asociacioni i komunave më shumicë serbe”, tha Escobar, duke ofruar garancinë amerikane se asociacioni nuk do të jetë në shkelje të kushtetutës.

Zyrtari i DASH kërkoi me ngulm mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e serbëve lokalë. Në të kundërt, ai paralajmëroi masa ndëshkuese edhe për Serbinë.

/a.r

#Kosova #shqetëson #SHBA #Escobar #Zbatoni #Ohrin #fitoni #njohje #të #reja #dhe #OKB

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button