Rrëmbyen, plagosën dhe kërcënuan të miturin me armë, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë në Itali

Karabinierët italianë të Rho kanë arrestuar dy shqiptarë të moshës 34 dhe 22 vjeç, të akuzuar për rrëmbim në bashkëpunim dhe plagosje, të një të mituri 17-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe u shoqërua me skena të dhunshme, teksa autorët janë persona me precedentë penalë në fushën e drogës, të njohur si trafikues të saj.
Prokuroria e Milanos kishte ndjekur linjën e hetimeve të rastit, pas denoncimit të bërë nga i mituri për fakte të plagosjes personale dhe rrëmbimit, të ndodhura më 1 prill të vitit të kaluar.
Falë dëshmive të mbledhura, shikimi i imazheve nga sistemi i mbikëqyrjes video dhe aktivitetet e përgjimit të telefonit, ishte e mundur të konstatohej që viktima – një student i ri – ishte ndaluar papritmas në një rrugë dytësore nga dy autorët.
I mituri ishte goditur me shkop bejsbolli dhe kërcënuar deri me armë zjarri. Synimi i tyre ishte që në fakt të bënin të miturin të “rrëfente” se i kishte dëmtuar makinën dhe kishte vjedhur pak kokainë që mbahej brenda automjetit.
Karabinierët në momentin e ekzekutimit të masës së kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, kanë gjetur afërsisht 250 gramë kokainë dhe 5000 euro para të gatshme, informon media italiane.
Dy shqiptarët po mbahen të izoluar në paraburgimin e San Vittore në Milano, me urdhër të gjykatës.
#Rrëmbyen #plagosën #dhe #kërcënuan #të #miturin #armë #arrestohen #trafikantët #shqiptarë #në #Itali
Java News