Korrieri shqiptar i drogës dëbohet nga Terni, 26-vjeçari trafikonte kokainë mes Shqipërisë dhe Italisë

Autoritetet italiane në Terni dëbuan nga vendi një shqiptar që ishte arrestuar si korrier i drogës, i dënuar me 3 vite burg nga drejtësia.
Aksioni i largimit erdhi menjëherë pasi i riu 26-vjeçar vuajti dënimin e dhënë nga gjykata.
Policia e Shtetit njoftoi se ka ekzekutuar urdhrin e dëbimit të shtetasit shqiptar. 26-vjeçari ishte arrestuar gjatë një hetimi për trafik droge, pasi ishte korrier midis Italisë dhe Shqipërisë.
“Oficerët i gjetën atij në posedim 195 pako kokainë gjatë aksionit, disa të fshehura në trup dhe të tjera brenda makinës me qira që ai përdorte, duke u shtirur si turist. Malli u nda në doza të gatshme për shpërndarje”, informon media italiane.
I dënuar me tre vjet burg, magjistrati më pas urdhëroi përjashtimin e tij nga vendi. Masa u krye nga punonjësit e Zyrës së Emigracionit të Komisariatit të Policisë Terni, të cilët e shoqëruan në kufi për riatdhesim drejt Tiranës.
#Korrieri #shqiptar #drogës #dëbohet #nga #Terni #26vjeçari #trafikonte #kokainë #mes #Shqipërisë #dhe #Italisë
Java News