Aktualitet

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, Davide Pecorelli: Po trajtohem si një qytetar i dorës së dytë! Jam i shqetësuar për…

Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen në Pukë, brenda ditësh do të ekstradohet në vendin tonë për të vuajtur dënimin.

Ai do të duhet të vuajë 4 vite burg për mashtrim, përdhosje varresh dhe pengim të drejtësisë.

Ai ka deklaruar se shqetësimi i tij i vetëm janë familja e tij.

“Nuk kam frikë. Jam i shqetësuar për familjen time, fëmijët e mi, babain dhe vëllain tim me aftësi të kufizuara”, ka thënë ai.

Për vendimin e dorëzimit të tij në duart e drejtësisë shqiptare, ai ka thënë se po i bëhet një padrejtësi e madhe dhe se po trajtohet si një qytetar i dorës së dytë.

“Një vendim i vështirë për të pranuar më bën të mendoj për një plan përndjekjeje. Nuk e kam mohuar kurrë të kem kryer krime në Shqipëri dhe kam kompensuar dëmet përtej vlerës së tyre, si në rastin e makinës që i kisha vënë flakën. Nuk kam precedentë penalë dhe jam ish-oficer ushtrie, një sipërmarrës që u kam dhënë punë qindra njerëzve të tjerë”.

Ai ka njoftuar se do të nisë procesin për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Gruaja e tij është shqiptare, ata u martuan në dhjetor 2023. Ashtu si djali i tij. Sapo të marrë nënshtetësinë, ai do të heqë dorë nga shtetësia italiane sepse ndihet i “tradhtuar” nga vendi i tij, sipas mediave italiane.

Ai ishte zhdukur nga Italia në janar 2021 kur falsifikoi vdekjen e tij në Shqipëri për t’i shpëtuar kreditorëve të tij.

Makina me qira u gjet në flakë në Pukë me disa mbetje njerëzore brenda. Më pas ai u gjurmua pas disa kohësh në Itali, pranë ishullit Montecristo.

#Inskenoi #vdekjen #tij #në #Pukë #Davide #Pecorelli #trajtohem #një #qytetar #dorës #së #dytë #Jam #shqetësuar #për
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button