Aktualitet

Rregullorja e re doganore me BE – Nga 1 prilli, eksportuesit duhet t’i përmbahen sistemit të ri ICS2

Duke filluar nga data 1 Prill 2025, do te nise zbatimi i procedurave te reja ICS2 për hyrjen e mallrave në BE, i cili zëvendëson sistemin ekzistues ICS1.

Eksportuesit shqiptarë duhet të përshtaten me rregullat e reja dhe të komunikojnë me partnerët e tyre në BE për të shmangur pengesat në transportin e mallrave.

Sipas rregullores se re, operatorët e biznesit do të duhet të dorëzojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes për çdo mall të transportuar, drejt ose përmes BE-së përpara mbërritjes së tij.

Në rast të risqeve të identifikuara, eksportuesit mund tu kërkohet të japin informacion shtesë, të kryejnë kontrolle të ngarkesave te tyre ose, në disa raste, t’u ndalohet transporti i mallrave.

Operatorët duhet gjithashtu të bëjnë njoftimin e mbërritjes në zyrën e parë doganore të hyrjes dhe të paraqesin mallrat për inspektim.

Eksportuesit që nuk janë pajisur me numër përkatës duhet të aplikojnë pranë doganave të vendeve anëtare ku operojnë.

Sistemi i ri i Bashkimit Evropian synon të rrisë sigurinë e mallrave që hyjnë në BE duke aplikuar një procedurë doganore të standardizuar, për të gjitha mënyrat e transportit, përfshirë transportin rrugor, hekurudhor, ajror dhe duke përmirësuar kështu aftësinë e BE-së për të parandaluar dhe luftuar kundërvajtjet doganore si dhe duke siguruar një mjedis tregtar më të sigurt.

#Rregullorja #doganore #Nga #prilli #eksportuesit #duhet #përmbahen #sistemit #të #ICS2
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button