Aktualitet

Blushi zbulon si po e drejton Meta fushatën nga qelia: Po bën sakrifica ekstreme për rotacionin

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, tregoi se si Ilir Meta po drejton fushatën e Partisë së Lirisë nga qelia.

“Zoti Ilir Meta ndodhet në kushtet e një izolimi ekstrem, pa prova penale. Zotit Meta po i pamundësohet të komunikojë në mënyrë normale jo vetëm me drejtuesit e PL, por edhe me simpatizantët e tij. Ky izolim ndodhi për shkak se Edi Rama ka frikë nga forca elektorale të zotit Meta dhe të Partisë së Lirisë. Duke përdorur SPAK-un, ai e izoloi edhe PL-në. Por, PL-ja është çdo sekondë në terren, anëtarët e saj në të gjithë Shqipërinë janë në terren, duke bërë detyrën historike për rotacionin”, tha Blushi.

Sipas tij, roli i zotit Meta vijon të mbetet “lideri i Partisë së Lirisë, edhe pse në kushtet e izolimit”.

“Zoti Meta është shndërruar sot në simbol frymëzues të lirisë. Ai e ka shndërruar qelinë ku ndodhet në një llogore kundër këtij narkoregjimi. Ai bën çdo përpjekje dhe sakrifica nga më ekstremet për të sjellë rotacionin”, theksoi Blushi.

#Blushi #zbulon #drejton #Meta #fushatën #nga #qelia #bën #sakrifica #ekstreme #për #rotacionin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button