Aktualitet

Comodita uron klientët besnikë për Bajram teksa feston sukseset e arritura

Fabrika e njohur e dyshekëve në Kosovë, Comodita, pjesë e Devolli Corporation, ka zgjedhur festën e Bajramit për ta shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj klientëve besnikë që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të saj.

Me një histori të pasur dhe një reputacion si një nga prodhuesit më të mëdhenj të dyshekëve në rajon dhe më gjerë, Comodita vazhdon të jetë sinonim i cilësisë dhe rehatisë për mijëra e mijëra familje.

Në prag të festës së Bajramit, kompania ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë ata që zgjedhin produktet e saj:

“Të dashur klientë tanë, ju jeni arsyeja që ne zgjohemi çdo ditë me pasion për të krijuar rehati për shtëpitë tuaja. Në këtë Bajram, urojmë që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, paqe dhe dashuri, të shoqëruara nga gjumi i qetë që dyshekët tanë ju ofrojnë. Gëzuar Bajramin nga të gjithë ne te Comodita!”

Ky urim vjen në një moment kur Comodita feston jo vetëm festën, por edhe rritjen e saj të vazhdueshme në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Me një rrjet të gjerë dyqanesh dhe eksporte në Evropë e Amerikë, kompania mbetet e përkushtuar për të sjellë cilësi dhe inovacion.

“Ne jemi krenarë që jemi pjesë e çdo familjeje kosovare dhe urojmë që ky Bajram të sjellë momente të paharrueshme për të gjithë ju,” nënvizohet në urim.

 



#Comodita #uron #klientët #besnikë #për #Bajram #teksa #feston #sukseset #arritura
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button