Aktualitet

Berisha fushatë edhe për Fitër Bajram: Falja e të premtes do të caktohet me ligj, besimtarët s’do pengohen nga orari zyrtar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një urim për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke shfrytëzuar këtë mundësi për të theksuar angazhimet e tij pas zgjedhjeve të 11 majit.

Ai njoftoi se një nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitetet fetare, një fond që ai e quajti të domosdoshëm dhe që u takon plotësisht.

Berisha gjithashtu theksoi se do të bëhet një përpjekje e madhe për rikthimin e pronave të komuniteteve fetare ose për kompensimin e tyre, duke e përshkruar këtë si një nga pasuritë më të plaçkitura në Shqipëri.

Në fjalën e tij, ai garantoi se falja e ditës së premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar, duke siguruar se çdo besimtar mysliman do të ketë kohën e nevojshme për të kryer detyrën e tij me faljen në xhami. “Orari zyrtar nuk do të jetë pengesë për ata që dëshirojnë të falin të premten, që është dita e shenjtë për myslimanët,” deklaroi Berisha, duke shtuar se kjo masë do të vendoset menjëherë pas 11 majit.

#Berisha #fushatë #edhe #për #Fitër #Bajram #Falja #të #premtes #të #caktohet #ligj #besimtarët #sdo #pengohen #nga #orari #zyrtar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button