Aktualitet
Kryetari Idrizi vazhdon traditën e bërjes bajram dorë më dorë me qytetarët e Vushtrrisë

Menjëherë pas pjesëmarrjes në manifestimin qendror të faljes së namazit të Fitër Bajramit, që u mbajt në sallën “Jeton Terstena – Tota” në Vushtrri, Kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, ka vazhduar traditën e urimeve dorë më dorë me qytetarët.
Në një atmosferë festive dhe plot gëzim, kryetari Idrizi ka përshëndetur nga afër qytetarët, duke ndarë urimet më të mira për shëndet, paqe dhe harmoni në këtë ditë të shenjtë.
Përmes këtij gjesti simbolik, Idrizi ka përcjellë mesazhin e afërsisë dhe respektit institucional për qytetarët, duke ruajtur një traditë që tashmë është bërë pjesë e përvitshme e festimeve të Bajramit në Vushtrri.
#Kryetari #Idrizi #vazhdon #traditën #bërjes #bajram #dorë #më #dorë #qytetarët #Vushtrrisë
gazetablic.com