Aktualitet

U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ringjallja e Krishtit’

Mbahet mesha e parë e Kryepeshkopit të fronëzuar Joan në Tiranë.

Qindra besimtarë morën pjesë në këtë ceremoni në Katedralen e Kishës Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në kryeqytet.

Mesha u mbajt në gjuhën shqipe dhe u shoqërua nga kori i kishës.

Kjo ceremoni vjen një ditë pasi u zhvillua po në këtë kishë edhe ceremonia e fronëzimit të kryepeshkopit të ri, Joanit.

Klerikë nga e gjithë bota dhe krerët më të lartë të shtetit, ndoqën ceremoninë bashkë me dy ministra grekë.

Fortlumturia e tij u angazhua për të forcuar unitetin brenda Kishës Ortodokse Shqiptare, e bëri thirrje që vendi të duhet e të mos braktiset.

“Do forcoj unitetin e Kishës, mos braktisini vendin”, ishte mesazhi i kryepeshkopit Joan pas fronëzimit.

#fronëzua #dje #Kryepeshkopi #Joan #mban #në #gjuhën #shqipe #meshën #parë #në #katedralen #Ringjallja #Krishtit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button