Aktualitet

Sadiku: ‘Topi’ i krijimit të Qeverisë tani është tek Lëvizja Vetëvendosje, jo tek partitë e tjera!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës po e pengon një qeveri të formuar nga opozita.

Ai ka kritikuar kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, në lidhje me pozicionin që po mban.

“Jemi në një situatë të paqartë nga LDK, Z.Abdixhiku, ka një një pozicionim i cili nuk po e lehtëson ecjen përpara, ose po e vështirëson një marrëveshje të opozitës”, ka thënë Haradinaj.

Në lidhje me këtë deklaratë ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Arbnor Sadiku.

“Nuk mendoj se kjo bazohet ne fakte. Më shumë është deklaratë hipotetike, sepse tani topi i krijimit të Qeverisë është tek LVV-ja, e jo tek partitë e tjera, në ketë rast tek LDK-ja” tha Sadiku shkurt për “Gazeta Blic”.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku reagoi menjëherë ndaj deklaratave të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili tha se “LDK po e bllokon formimin e qeverisë opozitare”.

“Ja ku e keni të parin. E ka rendin ai. Kur vjen rendi tek ne, nëse vjen ndonjëherë, qëndrimet i keni të qarta; dhe ato nuk ndryshojnë! Ndoshta dhe janë mësuar që kjo LDK t’ua bëjë politikën për qejf. Ndoshta dhe janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen. Ky presion veç po na forcon”, tha Abdixhiku në reagimin e tij raporton “Gazeta Blic”.

Ramush Haradinaj e ‘godet’ Lumir Abdixhikun: LDK-ja po e bllokon qeverinë e opozitës

 



#Sadiku #Topi #krijimit #të #Qeverisë #tani #është #tek #Lëvizja #Vetëvendosje #tek #partitë #tjera
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button