“Primaret, një kurth”/ Rama batuta me shtabin në Elbasan: “Bufi” në Tiranë ngeli duke “ngrënë” demokratët

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, bashkë me drejtuesin politik të Qarkut të Elbasanit Arbjan Mazniku, zhvilluan një takim me shtabin elektoral në Elbasan.
Fillimisht, drejtuesi politik i këtij qarku e njohur Kryeministrin me objektivat e vendosura për Elbasanin në zgjedhjet e 11 majit. Mazniku tha se dy janë objektivat kryesorë për zgjedhjet: puna në territor dhe vota e emigracionit. “Synojmë që në qark të shkojmë deri te 100 mijë vota, kemi 25 mijë emigrantë të regjistruar, ku 17 mijë janë pjesë e strukturave tona. Kemi filluar fazën e dytë të censit sipas zonave në territor. Për çdo 20 votues kemi një person që është përgjegjës, synimi është që të gjithë votuesit të jenë në PS dhe grupin e referencave”, u shpreh ai.
Deputetja socialiste e qarkut Evis Kushi tha se projektet në Elbasan po ecin shumë mirë, sidomos ai i rivitalizimit të Kalasë, ndërsa bëri një batutë me Kryeministrin duke iu referuar deputetit të PD-së, Dashnor Sula.
“Ai është fokusuar te gjelat atje, ia ndolla Dashit se e përcaktova si një specie që nuk ka lidhje me “kënetën” dhe e hodhi “këneta” jashtë. Një gjë e tha bukur: “Gjel deti jam, po jam gjel deti që shtyp”. Një tjetër gjë të bukur ma tha një nga ata çunat e FRPD-së së Vlorës, shumë interesant me shumë kokëfortësi djathas. Ai tha: “Nuk kemi rrugë tjetër, do ju bashkohemi në këtë fazë se aty te PD s’ka gjë. I vetmi stres që kemi tani, – tha, – është si do ta menaxhojmë fitoren, se ne nuk jemi mësuar të fitojmë, ne dimë të menaxhojmë humbjen””, tha Rama, gjatë bashkëbisedimit me shtabin elektoral të PS në Elbasan.
Ndërkohë, koordinatorja e rinisë për PS në këtë qark theksoi se në fokus këtë vit janë edhe votuesit për herë të parë, duke shpjeguar se janë rreth 1500 të tillë në qarkun e Elbasanit.
“Akademia Politike ishte një nga eksperiencat më të mira për mua, aty njohëm shumë njerëz, na ndihmoi për network-un, pamë si ishte politika realisht dhe na ka ndihmuar edhe për shkollën politike në Elbasan. Kemi pasur shumë interesim dhe njerëz që janë afruar jashtë strukturave të partisë, vetëm nga interesi që të hyjnë brenda koncepteve politike dhe më brenda partisë. Për shkollën politike në Elbasan kemi pasur 252 aplikime dhe 35 fitues”, pohoi i riu, pjesë e shtabit elektoral të PS në këtë qark.
Kryeministri Rama, nga ana tjetër u ndal te simboli i bufit, ndërsa një të tillë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha e kishte sjellë sot gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, si një formë suveniri. “”Bufi” e kishte pranuar që ishte buf, hapi i parë është pranimi, hapi i dytë është sqarimi. Bufi është në rregull kur është në kënetën e vërtetë, jo kur është njeri me dy këmbë dhe e bën vendin kënetë. Puna është kur ngatërrohen fushat, se nëse ai është gati ta çojmë në Karavasta, i japim mbështetje të merret me kënetën e vërtetë, “bufi” në Tiranë ngeli duke “ngrënë” demokratët. Dash Sula i shpëtoi në gurmaz, sa po e përtypte, fluturoi gjeli, doli i lirë. Me thënë të drejtën, po qe puna po të më thoshin kë heq nga ata, atë kisha hequr nga parlamenti, nga foltorja, të më thoshin, gjelin do kisha hequr, më i hidhuri dhe më i lodhshmi. Ato primaret i bëri si kurth, shfaqu, shfaqu dhe ta hajë”, tha Rama, teksa u ndal edhe te premtimi i Lulzim Bashës, kreut euroatlantik që thotë se do të heqë vizat me SHBA.
“Ai është çudi më vete. Si ajo shprehja mundohet, po s’bëhet”, pohoi Kryeministri.
“Ata po kapën pesë janë në rregull, por me çfarë po dëgjoj e po shoh unë, ata me gjelin e kishin pesë të sigurt, bënin luftë për të gjashtin. Unë se dija, po ai paska qenë edhe në primare, ka qenë më i votuari dhe atë e paskan hequr fare. Lista e mbyllur e PD është listë opozite, mbaroi muhabeti. Bufi e di më mirë nga të gjithë që e ka humbjen e sigurt, dhe thotë bëj bunkerin tim aty, pastaj Rama ik, jo i vodhi, i bëri, mafia ndërkombëtare, Sorosi prapë etj.”, tha Rama.
/r.e/
#Primaret #një #kurth #Rama #batuta #shtabin #në #Elbasan #Bufi #në #Tiranë #ngeli #duke #ngrënë #demokratët
Java News