Finalet e Euro U-17 2025 në Shqipëri/ Delegacioni i UEFA-s inspekton stadiumet, terrenet stërvitore & hotelet para shortit të së hënës

Në kuadër të shortit të finaleve të Kampionatit Europian U-17, që do të hidhet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit”, një delegacion i UEFA-s do të vizitojë këtë fundjavë stadiumet, terrenet stërvitore dhe hotelet që do të presin ekipet pjesëmarrëse gjatë muajit maj.
FSHF ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës, duke përmbushur detyrat e lëna nga UEFA. Ditën e shtunë, delegacioni do të vlerësojë punimet e kryera në stadiumet “Niko Dovana” dhe “Arena Egnatia”, si dhe fushat stërvitore në Lushnje dhe Shijak. Po ashtu, do të inspektohen hotelet që do të presin ekipet dhe arbitrat.
Të dielën, inspektimet do të vijojnë në “Arenën Kombëtare” dhe “Elbasan Arena”, si dhe terrenet stërvitore, “Selman Stërmasi”, kompleksin “Skënder Halili” dhe fushën e Repartit RENEA. Delegacioni do të vizitojë gjithashtu hotelin ku do të akomodohet ekipi i UEFA-s në maj.
Kjo vizitë e UEFA-s është një hap i rëndësishëm drejt finalizimit të përgatitjeve, duke konfirmuar progresin e bërë nga FSHF për këtë event madhor të futbollit europian. Të hënën, delegacioni i UEFA-s do të ndjekë nga afër edhe shortin e finaleve të EURO U-17 2025 që do të hidhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 19:00.
#Finalet #Euro #U17 #në #Shqipëri #Delegacioni #UEFAs #inspekton #stadiumet #terrenet #stërvitore #hotelet #para #shortit #të #së #hënës
SportExpress