Aktualitet

I fiksuar pas “Breaking Bad”, studenti 22-vjeçar ndërton laboratorin e metamfetaminës

Policia italiane tha të premten (28 mars) se kishte shpërbërë një nga laboratorët më të mëdhenj të metanfetaminës të paligjshëm në vend, duke arrestuar një student universiteti, të cilin e përshkruan si një adhurues të serialit “Breaking Bad”, shkruan A2 CNN.

Ky serial tregon transformimin e një mësuesi të shkollës së mesme, i cili përdor njohuritë e tij për të prodhuar dhe shitur metanfetaminë, e njohur gjithashtu si crystal meth, për të siguruar para për familjen pasi diagnostikohet me kancer.

Një 22-vjeçar nga qyteti i Novarës në veri të Italisë u akuzua për prodhimin e paligjshëm të drogës, tha policia në një deklaratë. Në Itali, kjo vepër kriminale ka dënime që variojnë nga 6 deri në 20 vjet burg.

Oficerët që bastisën një pronë më 21 mars gjetën një tavolinë të madhe, të ndriçuar nga një dritë e kuqe e zbehtë dhe që përfshinte shishe, tube qelqi dhe ampula të papërshkueshme nga nxehtësia. Në papafingo, ata gjetën një zonë ku përgatiteshin dhe përziheshin komponente droge si MDMA dhe DMT, si dhe LSD.

#fiksuar #pas #Breaking #Bad #studenti #22vjeçar #ndërton #laboratorin #metamfetaminës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button