Aktualitet

Aksident mes dy veturave në Gllarevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në fshatin Gllarevë la të lënduar dy persona.

Rastin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 07:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar ne QMF-Klinë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.



#Aksident #mes #veturave #në #Gllarevë #lëndohen #persona
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button