Tronditet Belgjika, menaxherët e bareve drogonin vajzat me shotsa dhe i përdhunonin

Tre menaxherë të disa bareve në Belgjikë janë mes pesë personave të arrestuar lidhur me një hetim për përdhunim dhe sulm seksual ndaj dhjetëra grave. Prokuroria ka thënë se të dyshuarit lidhen me të paktën 41 viktima femra nga Dhjetori 2021 deri në vitin 2024. Ata kishin bizneset e tyre në Kortrijk, aty ku dyshohet se kanë hedhur drogë në pijet e tyre.
Hetuesit besojnë se të tre menaxherët i kanë diskutuar me njëri-tjetrin planet. Prokuroria tha se në total u arrestuan pesë persona të mërkurën dhe të enjten në lidhje me hetimin. Dy prej tyre kanë dalë para gjykatës të enjten. Dy të tjerë janë duke u marrë ende në pyetje ndërsa i pesti u lirua pasi u intervistua nga autoritetet.
Të gjithë ata dyshohen për përdhunim, sulm seksual dhe dhënie të paligjshme të substancave të dëmshme. Zyrtarët e policisë dyshojnë se pijet e vajzave përziheshin me drogë, duke përfshirë këtë ketaminën, një anestetik i përgjithshëm i përdorur për qëllime mjekësore si pasojë e efekteve haluçinogjene që jep.
“Vajzave të reja u ofroheshin shotsa me alkool, shpesh me shije amareto. Mëngjesin tjetër ato zgjoheshin të dehura në krevate të panjohura ose në të tyren, por me shenja të qarta të abuzimit seksual”, tha Tom Janssens, zëdhënës i prokurorisë.
#Tronditet #Belgjika #menaxherët #bareve #drogonin #vajzat #shotsa #dhe #përdhunonin
Java News