Aktualitet

“Toka në Shkollë”, Rama publikon videon me nxënësit që mbjellin fidanë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar në rrjetet sociale nismën  e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Toka në Shkollë”. Në videon që ka shpërndarë kryeministri shihen nxënësit në kraha të ministres Ogerta Manastirliu, duke mbjellë lule dhe fidanë të ndryshëm. Sipas kreut të qeverisë kjo veprimtari i ndihmon ata të kujdesen për natyrën duke mbjellë, rritur dhe korrur prodhime të freskëta.

“Mirëmëngjes dhe me nxënësit tanë, që përmes përvojës praktike në kuadër të programit “Toka në Shkollë”, të cilin po e mbështesim përmes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, mësojnë të kujdesen për natyrën duke mbjellë, rritur dhe korrur prodhime të freskëta, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

“Toka në Shkollë” është një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e shtrirë në shkolla në mbarë vendin, i cili mbështet zhvillimin e aftësive të nxënësve për kultivimin e kulturave bujqësore.

#Toka #në #Shkollë #Rama #publikon #videon #nxënësit #që #mbjellin #fidanë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button