Aktualitet

Sondazhi: Rama mbetet lideri që ofron më shumë besim! Doshi e Shehi, më të preferuar se Meta

Kryeministri Edi Rama, njëkojësisht kreu i PS-së vijon të ruajë pozitën e njeriut më të besuar dhe frymëzuese për qytetarët. Sipas sondazhit të sotëm, 27 mars, të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, 43% e shqiptarëve deklarojnë se Edi Rama është lideri që u jep më shumë besim dhe i frymëzon, ndërsa 36% zgjedhin Sali Berishën.

Në krahasim me sondazhin e 13 marsit, Rama ka një rënie prej 2 % ndërsa Berisha nuk ka ndryshim.

Ka një rënie besimi tek figurat e reja. Rezulton mbështetje më të ulët, duke reflektuar një zhvendosje të qartë të perceptimit qytetar në drejtim të liderëve më dominues ose më të rinj në profil. Një rënie të ndjeshme ka dhe për Ilir Metën, presidentin e partisë së Lirisë që po hetohet në paraburgim për 3 akuza, i cili për 2 javë ka rënë në 1% besimi ndaj tij.

Adriatik Lapaj renditet I treti me 13 %, me 3% më pak në krahasim me shifrat e sondazhit të 13 marsit.  Agron Shehaj renditet i katërti me 9%, nga 13% që ishte më 13 mars.
Ndërkohë, liderë të tjerë si Arlind Qori 4%, nga  9% që ishte më 13 mars.
Tom Doshi 3% nga 5 % që ishte në sondazhin e 13 mars,
Dashamir Shehi 2 % nga 4% që ishte në sondazhin e 13 mars.
Ilir Meta ka  1% nga 2% që ishte në sondazhin e 13 marsit.

#Sondazhi #Rama #mbetet #lideri #që #ofron #më #shumë #besim #Doshi #Shehi #më #të #preferuar #Meta
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button