Aktualitet

Afatet ligjore, kur do të formohet qeveria e re në Kosovë?

Pas certifikimi të rezultateve, tani ka filluar rrjedhja e afateve ligjore për formimin e institucioneve të reja. Kjo pritet të jetë edhe sfida më e vështirë për partitë të cilat nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje bashkëpunimi deri më tani.

Pas certifikimit të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur edhe rrjedhja e afateve ligjore për formimin e institucioneve të reja.

Fillimisht, brenda periudhës njëmujore duhet të mblidhen deputetët e rinj për të bërë betimin dhe për të zgjedhur kryesinë e re para se të nisin përpjekjet për të formuar qeverinë e ardhshme.

“Aktivizohet presidentja e cila duhet të thërrasë seancën konstituive të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit të Parlamentit të Kosovës. Kjo seancë siç thtoë kushtetuta dhe rregullorja e punës së Kuvendit duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga momenti i vendimit të KQZ për ceritifkimin e reuzltateve të zgjedhjeve”, shprehet Vullnet Bugaqku.

Pesë ditë para mbajtjes së kësaj seancë, duhet të mblidhet kryesia e vjetër e Kuvendit në mënyrë që ta organizojë dhe të përcaktojë rendin e ditës. Ndërsa seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe më i ri në moshë.

Seanca konstitutive konsiderohet e mbyllur në momentin kur zgjidhen edhe kryetari e nënkryetarët nga radhët e partive shqiptare dhe atyre të komuniteteve.

“Pasi të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit hyjmë në fazën e formimit të qeverisë ku aty përcaktohet që presidentja duhet që ta ftojë mandatarin për formimin e qeverisë nga radhët e partisë apo koalicionit fitues të zgjedhjeve që t’ia prezantojë kuvendit të ri tashmë në afat brenda 15 ditësh përbërjen e qeverisë dhe të programit qeverisës për të qeverisur në katër vitet e ardhshme”, shton Vullnet Bugaqku.

Nëse në herën e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të bëjë 61 deputetët e nevojshëm për të formuar Qeverinë, atëherë kjo e drejtë mund t’i jepet partisë së dytë apo cilit kandidat që garanton se ka 61 deputetë.

Në rast se as herën e dytë, mandatari që do të ketë kohë vetëm 10 ditë nuk arrin të formojë Qeverinë atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja jo më larg se 40 ditë.

The post Afatet ligjore, kur do të formohet qeveria e re në Kosovë? first appeared on .

#Afatet #ligjore #kur #të #formohet #qeveria #në #Kosovë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button