Sport

Gafa në pasimin e golit dhe humbja e penalltisë i kushtojnë Partizanit derbin me Dinamon, Teuta ngjit 3 pozicione në renditje

Partizani ka humbur derbin e sotëm me Dinamon. Këta të fundit ka fituar me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 59 të saj. Një pasim i gabuar në mbrojtje bëri që Baton Zabërgja ta dërgonte topin në rrjetën e Partizanit.

Të kuqtë patën mundësinë të barazonin shifrat në minutën e 94-t. Domgjoni mori përsipër të godiste nga pika e bardhë e penalltisë, por topi përfundoi në traun e portës. Me këtë humbje Partizani rrezikon vendin e katërt në renditje, duke qenë se Elbasani gjendet vetëm 4 pikë larg.

Në krahun tjetër Teuta ka fituar duelin me kundërshtarin e drejtpërdrejtë, Skënderbeun. Durrsakët triumfuan me shifrat 1-0, falë golit të shënuar nga Rrok Toma në minutën e 11 e takimit. Me tre pikët e sotme Teuta është ngjitur nga vendi i fundit në vendin e 7 të “Abissnet Superiore”-s./Sport Ekspres/

#Gafa #në #pasimin #golit #dhe #humbja #penalltisë #kushtojnë #Partizanit #derbin #Dinamon #Teuta #ngjit #pozicione #në #renditje
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button