Aktualitet

Mësueset italiane ‘pushtojnë’ OnlyFans, Ministria e Arsimit merr masat për të frenuar fenomenin

Gjithnjë e më shumë mësues italianë po i bashkohen platformës OnlyFans, ku publikohen përmbajtje për të rritur me pagesë. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit në Itali po punon për hartimin e një kodi etik zyrtar për të gjithë personelin shkollor, shkruan A2 CNN. Kjo rregullore do të jetë në përputhje me Kodin e Sjelljes për punonjësit publikë, sipas të cilit ata duhet të shmangin deklarata, imazhe apo komente që mund të dëmtojnë imazhin e administratës.

Rasti i Elena Maragës, një mësuese e një kopshti parashkollor në Trevizo, ka rikthyer në vëmendje këtë çështje. Maraga, 29 vjeç, është gjithashtu një bodybuilder dhe ka një profil aktiv në OnlyFans. Federata Italiane e Shkollave Parashkollore (FISM) e Trevizos ka nisur hartimin e një kodi etik që do të rregullojë sjelljen e mësuesve në rrjetet sociale. Ky dokument do të hidhet në votim më 30 prill.

Simonetta Rubinato, presidente e FISM Trevizo, theksoi se “mirësjellja dhe ruajtja e privatësisë duhet të jenë pjesë e identitetit të çdo mësuesi”. Ajo theksoi se ky është një diskutim delikat, i cili po trajtohet me kujdes për të mbrojtur si fëmijët, ashtu edhe vetë mësuesit.

#Mësueset #italiane #pushtojnë #OnlyFans #Ministria #Arsimit #merr #masat #për #të #frenuar #fenomenin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button