Aktualitet

Griezmann shumë afër rinovimit me Atletico Madrid

Siç raportohet, Antoine Griezmann është më afër qëndrimit në Atletico Madrid sezonin e ardhshëm. Gjatë pushimit ndërkombëtar, përfaqësuesit e klubit dhe sulmuesi francez zhvilluan bisedime për të sqaruar synimet e tyre për sezonin 2025-26. Të dyja palët janë të pjatimit për të vazhduar punën së bashku, megjithëse ende nuk është bërë asnjë ofertë konkrete.

Griezmann, ka edhe një vit kontratë dhe Atletico është i kënaqur me paraqitjet e tij këtë sezon. Klubi e ka siguruar se ai është pjesë e planeve të tyre për vitin e ardhshëm.

Për momentin, fokusi i Griezmann është në ndjekjen e titullit të ligës nga Atletico dhe një finale të Copa del Rey.

Këtë sezon, Griezmann ka luajtur 42 ndeshje zyrtare, në total 3020 minuta. Ai ka shënuar 16 gola (tetë në La Liga, gjashtë në Champions League dhe dy në Copa del Rey) dhe ka dhënë shtatë asistime (pesë në La Liga dhe dy në Champions League). Ai është golashënuesi i dytë më i mirë i Atleticos, pas Julian Alvarez.

/ Sport



#Griezmann #shumë #afër #rinovimit #Atletico #Madrid
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button