Aktualitet

Galdini ironizon Mediun: Është bërë si “Ministër Amerika”! Valteri: PD i ka paguar 5 mln euro, më vjen keq për Garon!

Rikthimi i konsulentit të fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit dhe që Sali Berisha po e shet si lobist për heqje të ‘non gratës’ apo fitoren e zgjedhjeve, ishte një tjetër tematikë e trajtuar në studion e ‘Repolitix’.

Analisti Arian Galdini, duke marrë shkas nga video-postimi i fundit nga SHBA-të i Fatmir Mediut me Chriss LaCivita, duke lajmëruar rikthimin në Shqipëri pas informacioneve që kishte ikur, nuk e mungoi ironinë.

“Fatmir Mediu është bërë si “Minister Amerika”. Unë mendoj se do pritet me duartrokitje në aeroport dhe vetë Berisha do e presë me potokoll (ironizon). Nuk ka asnjë ndikim LaCivita as tek ndikimi në zgjedhje dhe as tek heqja e non gratës së Berishës. Ai mund të bëjë çfarë të dojë në amerikë për lobim, se është brenda strukturës, por në Shqipëri është e vështirë. Këta mercenarë vijnë si strategë, është e tmerrshme se si këta vijnë dhe të pastrojnë politikanët shqiptarë. Është njëlloj sikur të vijnë e të paketojnë paratë që vijnë erë”, tha ai.

Kurse ish-deputeti Halit Valteri tha se i vinte keq për zëdhënësen e Berishës tani që do rikthehej LaCivita. Ai dha edhe një lajm në lidhje me pagesën që PD i ka bërë atij si konsulent fushate apolobist. Është shifra 5 mln euro sipas tij, por që shumë shpejt do i duhet edhe ta deklarojnë, pasi ligji e kërkon.

“Më vjen keq për zonjën Floriana Garo që pas humbjes me Primaret do ketë një zhgënjim tjetër, pasi ai do e lëjë papunë si zëdhënës i PD. Unë u kënaqa shumë për videon e LaCivitas (ironizon). Mbi 5 mln euro ka paguar PD për LaCivita (5 mln euro ka syzet ai, ndërhyn Galdini). Kjo është një tallje me shqiptarët, se janë para tëkorrupsionit. LaCivita do të duhet ta deklarojë atë shumë parash, se pastaj do kemi situata si të Metës dhe të tjerët”, thotë ish-ligjvënësi.

Deputeti Rezart Kthupi shprehet se LaCivita nuk është lobist, por thjesht një konsulent, kurse për videon thotë se dukej si “takim i çunave të lagjes’.

“Asgjë s’më tregon video, m’u duk si një njeri që ndalon në rrugë dhe bënë një video. Si çunat e lagjes që takohen në rrugë me të tjerë dhe bëjnë një filmim. Ai mund të ketë akses, por nuk ka peshë, nuk është lobist. Ai është amerikan, ai është një PR i mirë dhe vetëm kaq. Se do vijë ky dhe do ndërhyjë në zgjedhje apo për lobim në heqjen e non gratës, këto pastaj janë muhabete shqiptare”, shprehet Kthupi.

Edhe analisti Endri Tafani ndau të njëjtin mendim, se LaCivita nuk është lobist në Shqipëri dhe shitet si i tillë për qëllime përfitimi.

“Ai është vetëm këshilltar fushate, imazh dhe konsulent dhe nuk mund të ndikojë në rezultat. Atij i jepet roli i lobistit, që nuk e ka, e ngatërrojnë kastile që të përfitojnë diçka”, thotë ai.

Galdini shton mendimin më tej:

“La Civita thjesht një imazh dhe mirazh, nuk është lobist dhe nuk ka pushtet për të hequr apo ndërhyrë. Por nëse ka një gjë në Amerikë është se atje çështjet personale nuk ngatërrohen me ato shtetërore”.

#Galdini #ironizon #Mediun #Është #bërë #Ministër #Amerika #Valteri #paguar #mln #euro #më #vjen #keq #për #Garon
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button