Aktualitet

Kryetarja e Apelit të GJKKO: Bandat e armatosura evoluuan drejt krimit të organizuar…

Banda e “Mandela-s” veproi me intensitet kriminal nga prilli i vitit 1997 deri në shtator të vitit 1998.

Me rivendosjen e rendit, disa nga anëtarët e bandës u arratisën jashtë Shqipërisë, disa u arrestuan, ndërsa të tjerë u ekzekutuan.

Në vitin 1997 u hap shkolla e Magjistraturës, çka ishte një mesazh për vetë krimin, pra shteti dha mesazhin e fortë, që ne do reagojmë. Pra u hap shkolla e Magjistraturës filloi të funksionojë , dhe u përgatitën gjyqtarët dhe prokurorët e parë që do përballeshin pikërisht me krimin e organizuar’ u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit Gjykatës Posaçme.

Nuk mund të themi që s’ka më grupe kriminale, shoqëria kështu është do ketë gjithmonë njerëz që do tentojnë apo do shkelin ligjin. Por, e rëndësishme është që shoqëria ti përballojë me sukses. Në radhë të parë duhen marrë masa për ti parandaluar për ti përmirësuar, dhe ajo që është më e rëndësishme mos të bëhen recetiv, pra mos përsëriten këto krime’, u shpreh Ardit Kuka, gjyqtare ne Gjykatën Juridiksionit të përgjithshëm Elbasan.

Mandela, me dy nga vëllezërit dhe me të besuarin e tij, më mizorin e bandës “Murrashin”, u largua drejt Greqisë. Atje ai sulmua disa herë. Në vitin 1999, Murrashi u gjet i pajetë, i masakruar me thikë në një pusetë. I kërcënuar nga i njëjti fat, Mandela u arratis në Itali e më pas në Francë. Brenda dy vitesh, u kthye në trafikantin kryesor të qenieve njerëzore atje.

Ai organizoi kalimin e mijëra emigrantëve nga Franca në Angli, duke ndërtuar një rrjet të fuqishëm kriminal, ku siguroi një pasuri prej mbi 2 milionë eurosh.

Krimi i organizuar do e gjente rrugëdaljen e tij do vazhdonte të vepronte, kështu që u riformua në një tjetër dimension, dhe nga banda të armatosura, u kthyen në grupe kriminale që filluan të zhvillonin aktivitetin duke pastruar produktet kriminale në veprimtari të ligjshme, çka morën në fakt edhe një tjetër formë të organizimit’, u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit gjykatës Posaçme.

Pas kapjes në Francë, pasuria iu sekuestrua. I vetëquajturi “Mandela”, u ekstradua për në Shqipëri. Sot e kësaj dite ai ndodhet prapa hekurave ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Në vitin 1997, kur Shqipëria kaloi në një periudhë anarkie, ranë strukturat shtetërore, policia, ishin tre grupe kriminale kryesore më të spikatura në qarkun e Elbasanit, ishte banda e Cërrikut, ishte banda e Mandelës, ishte dhe banda e Kateshit’, u shpreh Ardit Kuka, gjyqtar ne Gjykatën Juridiksionit të përgjithshëm Elbasan.

 

#Kryetarja #Apelit #të #GJKKO #Bandat #armatosura #evoluuan #drejt #krimit #të #organizuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button