Dosja “Partizani”/ Dashnor Sula tregon bisedën me Berishën: Pata një kërkesë për të që…

Kryetari i Partisë Demokratike do duhej të respektonte masën e sigurisë detyrim paraqitje, të caktuar nga Gjykata e Posaçme për dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Deputeti i kësaj partie, Dashnor Sula, i ftuar në “Real Story” tregoi se e ka këshilluar Berishën, që të shkonte në gjykatë dhe të respektonte masën.
Po ashtu ai tregoi se i ka kërkuar Berishën, që PD të mos e linte në duart e Falmur Nokës, emrin e të cilit nuk pati dëshira të përmendte.
“Unë i kam thënë, e kam këshilluar unë në grup parlamentar z.Berisha përpara se sa do t’i ndryshonte masën e sigurisë gjykata nga detyrim paraqitje në “arrest shtëpi”, i kam thënë se do duhet të shkojë të respektojë vendimin e gjykatës. I kam thënë z. Berisha që duhet të shkosh dhe ta respektosh vendimin e gjykatës. Shko dhe para SPAK, s’ka asgjë të keqe. I kam thënë një shprehje: mos na e lë në duar… partinë të zotit x, që nuk dua t’ia them as emrin”, tha ai.
#Dosja #Partizani #Dashnor #Sula #tregon #bisedën #Berishën #Pata #një #kërkesë #për #të #që
Java News