“Atë që investojmë ta marrim mbrapsht”, Rama për turizmin: Janë rritur njësitë akomoduese

Gjatë takimit me sipërmarrësit në Shkodër, kryeministri Edi Rama u ndal gjerësisht tek investimet që ka bërë qeveria në infrastrukturë në qarkun e Shkodrës, por dhe në të gjithë vendin.
Sipas tij pjesa më e madhe të investimeve në infrastrukturë do i shërbejnë sektorit të turizmit, veçanërisht atij malor. Ku këtu përmendi Shkodrën, Tropojën apo Valbonën.
“Por, ama vlerat kryesore, lidhen me atë se çfarë investojmë ta marrim mbrapsht ekonomikisht. Atë që investojmë të kthehet mbrapsht. Ajo se çfarë po shihet me Shkodrën është se nevoja për njësi akomodimi po rritet akoma më shumë. Sot në qytet janë rreth 200 njësi mesatare dhe të vogla por duhen më shumë dhe në zonën brenda, kanë një vlerë jashtëzakonisht të madhe dhe thëthi e tregon qartë”, tha Rama.
#Atë #që #investojmë #marrim #mbrapsht #Rama #për #turizmin #Janë #rritur #njësitë #akomoduese
Java News