Aktualitet

Rama me sipërmarrësit në Shkodër: Vizitorët janë rritur ndjeshëm, vijojmë investimet për qarkun

Kryeministri Edi Rama vazhdon takimet me qytetarët në qytetin e Shkodrës. Krah kryebashkiakut Benet Beci, nw kuadwr tw nismës për investimet në turizmin malor Rama takoi të gjithë sipërmarrësit të cilët janë kthyer nga emigrimi dhe kanë investuar në vendlindje.
Rama tregoi “një për një” investimet që ka bërë qeveria në infrastrukturë e cila i shpërben padyshim dhe sektorit të ekonomisë dhe turizmit, i cili vitet e fundit ka marrë bujë të madhe.

“E kuptoj shumë mirë këtë nevojën për më shumë se për këtë jemi këtu. Po shiko se e ka përgatitu Beneti investimin që janë bërë në këtë qark. Shikoni vetëm investimet në ujë që janë, janë mbi 19 milion, vetëm në energji eklektike dhe në ujë që kanë qenë katastrofë, patjetër që duhen më shumë. Rruga që ishte 2 kilometra, por ama të mos harrojmë që kemi një kantier në rrugën e Dukagjinit, 47 kilometra rrugë është futur në punë.

Rruga e Komanit tjetër histori shumëvjeçare është rruga Shëngjin- Velipojë që do të jetë e mbaruar këtë sezon turistik, ura e Shirokës që do të lidhë me Malin e Zi dhe hap tërësisht një territor tjetër. Janë kantiere që të gjitha duhet të hapen por nuk janë bërë për shumë e shumë gjëra dhe tani janë të gjitha në punë. Punimi në këto akse kryesore e mbyll investimin e Shkodrën në tërësi në aktet kryesore. Plus është hekurudha që është projektuar në Gjakovë që lidh me Prishtinën, tani jemi në procesin për projektim dhe financim”, tha kryeministri Rama.

#Rama #sipërmarrësit #në #Shkodër #Vizitorët #janë #rritur #ndjeshëm #vijojmë #investimet #për #qarkun
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button