Ilir Shaqiri rikthehet si kryetar jurie në “DWS Albania”

Balerini Ilir Shaqiri do rikthehet në ekran me një tjetër projekt.
Përmes një postimi në Instagram, faqja zyrtare e DWTS Albania ka zbuluar se Shaqiri do të jetë kryetari i jurisë së spektaklit të kërcimit.
“Balerin dhe koreograf i shquar në Shqipëri dhe jashtë saj. Pjesë e programeve televizive italiane si “Buona Domenica” apo talent show i famshëm “Friends”. Ka qenë për 7 edicione radhazi kryetar jurie në “Dancing With The Stars”. Karizmatik, por edhe thumbues, ju prezantojmë me Ilir Shaqirin, Kryetarin e jurisë së #DWTS”, shkruhet në postim .
Ndërkohë si anëtare jurie jane konfirmuar edhe aktorja dhe ish-banorja e BBVA 2, Olta Gixhari, Valbona Selimllari dhe Lori Bala.
#Ilir #Shaqiri #rikthehet #kryetar #jurie #në #DWS #Albania
Lapsi