Aktualitet

Arteta pas humbjes me Interin: “Ne dominuam një ekip që është një nga më të mirët në Evropë në stadiumin e tyre”

Mikel Arteta këmbëngul se Arsenali nuk ka nevojë për t’u shqetësuar pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Topçinjtë janë gjithashtu pa fitore në tre ndeshjet e fundit në Premier League.

“Sigurisht që me numrin e rasteve që krijuam ne duhet të kishim shënuar dhe kjo varet nga ne,” pranoi Arteta.

“Sidoqoftë mënyra se si luajti skuadra, ishte e mirë. Niveli i intensitetit, niveli i cilësisë, si arritëm në kuadrat dhe si dominuam një ekip që është një nga më të mirët në Evropë në stadiumin e tyre.

“Jam shumë krenar për skuadrën time, nëse luajmë kundër Chelseat si kundër Interit, ne mund të fitojmë”, përfundoi ai.

/ Sport



#Arteta #pas #humbjes #Interin #dominuam #një #ekip #që #është #një #nga #më #të #mirët #në #Evropë #në #stadiumin #tyre
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button