Aktualitet

Vrasjet e fundit, politologu apel institucioneve: Bëjeni politikën për ndalimin e armëve ilegale siç duhet

Politologu Avdi Smajljaj ka kritikuar qasjen e institucioneve shtetërore në raport me armët ilegale që janë në përdorim të qytetarëve.

Ai ka kërkuar nga institucionet hartimin e politikave për ndalimin e armëve ilegale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo dukuri nuk ndalet me reklama në televizione dhe me fletushka për të mos përdorur armë.

“Me reklama në televizore e me fletushka për të mos përdorur armë, përfitojnë televizionet dhe kompanitë që shtypin reklama. Por nuk zvogëlohet numri i armëve në duar të lira të qytetarëve, e as nuk arrihet kontrolli i përdorimit té armëve. Bëjeni politikën për ndalimin e armëve ilegale siç duhet, mos e merrni në qfafë këtë shoqëri. Ka mjaftueshëm probleme tjera me të cilat përballen qytetarët”, ka shkruar Smajljaj.



#Vrasjet #fundit #politologu #apel #institucioneve #Bëjeni #politikën #për #ndalimin #armëve #ilegale #siç #duhet
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button