Aktualitet

“Në fillim nuk na shihnin me sy”, Rama: Sot, BE do që ne të bëhemi pjesë sa më parë

Edi Rama ka prezantuar kandidatët për deputetë në qarkun e Lezhës këtë të martë, nga ku u shpreh shqiptarët duhet t’i japin edhe një mandat tjetër 4-vjeçar për ta çuar Shqipërinë në BE.

Rama theksoi se sot unioni është i gatshëm të pranojë Shqipërinë si pjesë të saj.

“Pa hyrë në problematikat e bufit, që e ka damkën në lule të ballit dhe nuk e di sesi mund ta imagjinojë dikush që do të ketë dyert e hapura të komunikimit siç e kam unë, por po marrim një element: Ne kemi që në vitit 90 që ëndërrojmë që të jemi si e gjithë Europa, kemi që në vitin 1992

Në 11 maji shqiptarët kanë shansin të marrin një vendim përtej partive. Nga 1992 e këtij ne gjithmonë jemi munduar t’i afrohemi BE-së dhe ne i kemi bërë detyrat tona gjatë këtyre viteve, por 3 herë rresht, por ata na kanë thënë të hapim negociatat, por nuk kishte dëshirë nga ana e tyre që të na hapnin derën e të na merrnin brenda vetes, siç ka sot. Për herë të parë sot, ata duan që ne të hymë në BE dhe të hymë sa më parë. Ata duan sepse ne i kemi bërë detyrat tona dhe kemi krijuar respekt kur nuk kishin asnjë respekt për ne. Fillimi ka qenë i tmerrshëm sepse nuk kishin as respekt dhe as besim që ne mund të ishim të denjë për shoqërinë e tyre. Tani ata duan që ndër të tjera të zgjerojnë BE-në dhe cilët janë anëtarët e rinj më afër? Janë dy, Shqipëria dhe Mali i Zi”, tha Rama.

#Në #fillim #nuk #shihnin #Rama #Sot #që #të #bëhemi #pjesë #më #parë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button