Raphinha: Nuk fokusohem shumë tek Topi i Artë, sepse mund të jetë më shpërqëndrojë

Raphinha ka pasur një sezon fantastik me Barcelonën dhe konsiderohet si një pretendent i fortë për të fituar Topin e Artë të këtij viti.
Raphinha ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 20 asistime në 42 ndeshje këtë sezon. Prej tyre, ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Ai foli me legjendën braziliane Romario për mundësinë e fitimit të Topit të Artë.
“Është normale që të të shkojë në mendje, nëse do të thosha diçka tjetër do të gënjeja”, tha Raphinha.
“Përpiqem ta lë mënjanë këtë dhe të fokusohem në qëllimet personale, qoftë shënimi i golave, asistimi apo fitimi i trofeve. Nëse i arrij qëllimet e mia në fund të sezonit, mundësia për të fituar një çmim individual është mjaft e lartë. Nuk dua të fokusohem shumë te Topi i Artë sepse mund të jetë një shpërqendrim”, përfundoi ai.
/ Sport
#Raphinha #Nuk #fokusohem #shumë #tek #Topi #Artë #sepse #mund #të #jetë #më #shpërqëndrojë
gazetablic.com