Aktualitet

Zbardhet plagosja e 38-vjeçarit në Kamzë, policia: Autorët i prenë rrugën dhe e goditën me…

Policia e Kamzës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas, autorë të dyshuar për plagosjen e një 38-vjeçari, me sende të forta.

“Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar”, lexohet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “OSBE”. U identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të cilët dyshohet se dje, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, shtetasit R. V., 38 vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta.

I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për gjetjen e automjetit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

#Zbardhet #plagosja #38vjeçarit #në #Kamzë #policia #Autorët #prenë #rrugën #dhe #goditën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button