Aktualitet

Instituti Atlas propozon heqjen e TVSH-së në faturat e rrymës: Çmimi do të ulet në 36 përqind gjatë viteve 2025 e 2026

Instituti Atlas ka propozuar heqjen e TVSh-së si masë konkrete për të ulur çmimin e energjisë elektrike në Kosovë deri në 36 për qind gjatë viteve 2025 dhe 2026 dhe “të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro të paguara padrejtësisht për konsumimin e energjisë në veri.”

Propozimi vjen pas diskutimeve mbi rritjen e mundshme të të hyrave maksimale të lejuara nga ZRrE me 15 për qind.

“Nëse ZRRE vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, Instituti Atlas kërkon nga Qeveria e Kosovës të heqë TVSh-në prej 18 për qind në faturat e energjisë elektrike dhe të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke i kthyer konsumatorëve 132.5 milionë euro të paguara padrejtësisht për konsumimin e energjisë në veri. Zbatimi i këtyre masave do të ulte çmimin e rrymës me 36% gjatë viteve 2025 dhe 2026.” – thuhet në propozimin e Institutit Atlas.



#Instituti #Atlas #propozon #heqjen #TVSHsë #në #faturat #rrymës #Çmimi #të #ulet #në #përqind #gjatë #viteve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button