Aktualitet

Pas më shumë se 12 orësh, përfundojnë bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabi Saudite

Bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së për luftën në Ukrainë në Arabinë Saudite kanë përfunduar pas më shumë se 12 orësh.

Agjencia e lajmeve TASS raportoi duke thënë se takimi kishte përfunduar pas “më shumë se 12 orësh konsultimesh” dhe se një “deklaratë e përbashkët” mbi rezultatet do të publikohej nesër.

Kujtojmë se ky është raundi i dytë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabi Saudite që nga kthimi i Trump në zyrën e presidentit. Ndërkohë i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Steve Witkoff ka takuar personalisht presidentin rus, Vladimir Putin ku ky i fundit i dha një portet të Trump si dhuratë për homologun e tij.

#Pas #më #shumë #orësh #përfundojnë #bisedimet #mes #SHBAsë #dhe #Rusisë #në #Arabi #Saudite
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button