Aksident mes dy automjeteve në Zonën Industriale në Suharekë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në Zonën Industriale në Suharekë.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në Zonën Industriale të Suharekës. Janë përfshirë dy automjete, ku kemi dy persona të lënduar. Rasti po trajtohet si aksident trafiku me lëndime trupore dhe është duke u marrë Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit për shkaqet se si ka ardhë deri tek aksidenti. Fatmirësisht lëndimet nuk janë të natyrës së rëndë” tha Gashi për “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/
#Aksident #mes #automjeteve #në #Zonën #Industriale #në #Suharekë #lëndohen #persona
gazetablic.com