Aktualitet

Standard & Poor’s vlerëson pozitivisht borxhin shqiptar, shkak turizmi, shpenzimet dhe…

Shërbimi i vlerësimit të cilësisë së borxheve, Standard & Poor’s rrit për herë të dytë në harkun e një viti vlerësimin për titujt e borxheve sovrane të Shqipërisë në “BB-” nga “B+” që ishte (23 mars 2024 rishikimi i fundit).

Agjencia vlerëson cilësinë e borxhit të një vendi apo një korporate për llogari të investitorëve të këtij borxhi. S&P vlerëson aktualisht përmirësimin e pozicionit fiskal si arsyen kryesore të rritjes së vlerësimit.

Vlerësimi BB- nga Standard & Poor’s është një vlerësim i ulët kredie, që bie në kategorinë “non-investment grade” ose e thënë ndryshe “junk” (e rrezikshme për investim).

Vendit apo kompanisë i njihet kapaciteti për të paguar borxhet, por ka një rrezik të shtuar që nuk do t’i përmbushë detyrimet nëse përkeqësohet klima ekonomike ose financiare.

#Standard #Poors #vlerëson #pozitivisht #borxhin #shqiptar #shkak #turizmi #shpenzimet #dhe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button