Aktualitet

Tragjedi në Itali, 31-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga mjeti bujqësor

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në lagjen Mandrini, në Gessopalenë, Itali.

 

Një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, punonjës i një ferme në zonë, ka humbur jetën teksa punonte në fushë me mjetin bujqësor, shkruajnë mediat italiane.

Gjatë operacioneve, mjeti ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur, duke e shtypur drejtuesin e traktorit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga zjarrfikësit e Casoli, karabinierët e Torricella Peligna dhe shërbimi i shpëtimit nga helikopterët 118 nga Pescara, nuk ka mundur të bëhet asgjë për të riun.

Fatkeqësisht, i riu humbi jetën.

#Tragjedi #në #Itali #31vjeçari #shqiptar #përplaset #për #vdekje #nga #mjeti #bujqësor
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button