Aktualitet
Gjendet i pajetë një person rreth 30 vjeç në Koplik, dyshohet shtetas sirian

Një i ri është gjetur i pajetë mbrëmjen e së hënës në Koplik. Policia bën të ditur se rreth orës 20:50, jashtë një banese të braktisur në afërsi të stadiumit, është gjetur pa shenja jete një shtetas rreth 30 vjeç, i cili dyshohet të jetë shtetas sirian.
Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes si dhe identifikimin e këtij shtetasi.
/a.r
#Gjendet #pajetë #një #person #rreth #vjeç #në #Koplik #dyshohet #shtetas #sirian