Shifra imponuese si i ati, 56 gola e 28 asist: djali i Rooney, Kai jep spektakël me moshat e Man Utd

Pothuajse të gjithë e mbajnë mend se çfarë ishte Wayne Rooney për futbollin anglez në përgjithësi, dhe për Manchester United në veçanti. 120 paraqitje dhe 53 gola për kombëtaren e Tre Luanëve e 559 paraqitje dhe 253 gola për fanellën e Djajve të Kuq. Numra që të bëjnë të kapsalliten sytë dhe lënë një vello nostalgjie në zemrat e shumë tifozëve. Ndoshta edhe për shkak të këtyre shifrave ka presion të madh ndaj djalit të tij të vogël Kai, vetëm 13 vjeç. E për momentin duket se djali i Rooney nuk po i tradhton pritshmëritë. Siç e tregojnë statistikat e raportuara këtë sezon në United Academy.
Rooney Jr ka publikuar në faqen e tij në Instagram shifrat e grumbulluara në këtë sezon në radhët e United Academy: 56 gola dhe 28 asistime në të gjitha ndeshjet e luajtura me fanellën e moshave të Djajve të Kuq. Shifra të bujshme që tregojnë se thënia “bëmë baba të të ngjaj” mund të funksionojë vërtet në këtë rast.
Djali i Rooney tashmë ka bërë bujë këtë sezon, duke u vënë re në disa raste veçanërisht. Në një humbje rokamboleske të pësuar nga Liverpool të së njëjtës grupmoshë (5-4 për Reds) ai shënoi të 4 golat e Man Utd. Pastaj edhe kur hyri në listën e golashënuesve me një gol të rëndë në fitoren 2-0 ndaj City, në finalen e Kupës Kombëtare U-13 të Veriut. Tifozët e Djajve të Kuq besojnë vërtetë. A do të jetë vërtet Kai në gjendje të ndjekë gjurmët e babait Wayne?
🔥 Kai Rooney for Manchester United in his first full season 22/23:
⚽️ 56 Goals
🅰️ 28 Assists pic.twitter.com/maJxavr1yD— talkSPORT (@talkSPORT) July 17, 2023
#Shifra #imponuese #ati #gola #asist #djali #Rooney #Kai #jep #spektakël #moshat #Man #Utd
Lapsi