Olta flet me bashkëshortin në “BBV”, ai i jep forcë: “Ti ke shkuar vetëm aty, vazhdo…”

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, dinamika e ngjarjeve ka ndryshuar në “BBV” teksa sulmi terrorist në Top Channel, ka shkaktuar stres dhe frikë te banorët. Si pasojë e kësaj, secili prej tyre ka komunikuar përmes një telefonate me një të afërm.
Telefonata e Oltës me bashkëshortin
Më ka marrë shumë malli për ty. Po vdes.
Jeta ime. Edhe 30 ditë kanë ngelur.
Vazhdo, jepi. Mos u shqetëso fare për punën jashtë. Vazhdoni këto çfarë keni menduar atje se i keni të detyrueshme…
Nuk më ndoqi asnjë, do t’i bëj vetëm.
Ti ke shkuar vetëm aty, vazhdo…