Aktualitet

Turistët belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër me kostume tradicionale

Një grup prej 16 turistësh belgë vizituan qytetin historik të Gjirokastrës për të festuar ditëlindjen e një miku të tyre në një mënyrë unike dhe plot emocione.Ata morën pjesë në një aktivitet të veçantë, ku u veshën me kostume tradicionale të trevave të jugut, duke shijuar kështu një eksperiencë të paharrueshme.

Fotografimi me kostume popullore dhe ecja në rrugët e Pazarit të Gjirokastrës ishin momente të mbushura me emocione.

Veshjet tradicionale që i përkisnin rajonit të jugut përfshi fustanellën 500 palëshe janë një simbol i thellë i kulturës dhe identitetit. Ata e përshkruan si shumë të veçantë lidhjen që kostumet i bënë të ndjejnë me historinë dhe trashëgiminë vendase.

Ata përshëndetën mikpritjen fantastike të banorëve vendas dhe veçanërisht theksuan pasionin e vendasve për të ndarë me ta traditat e jetesës, si gatimi i ushqimeve tradicionale, endja, gdhendja e gurit dhe drurit, si dhe shijimi i verës dhe polifonisë lokale.

Gjirokastra çdo ditë po kthehet në një mundësi për turistët e huaj për të mësuar dhe përjetuar jetesën tradicionale. Në të gjithë territorin ekzistojnë më shumë 80 gjëra për të bërë çka i jep një profil autentik turizmit përreth qytetit të mbrojtur nga UNESCO dhe përreth parkut Kombëtar të Vjosës.

#Turistët #belgë #festojnë #ditëlindjen #në #Gjirokastër #kostume #tradicionale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button