Tech

“I ra tensioni në ujë”/ Rrezikoi të mbytej në plazh, shpëtohet mrekullisht i moshuari në Durrës

Një tragjedi është shmangur këtë pasdite në plazhin e Durrësit ku një i moshuar rrezikoi të mbytej pasi i kishte rënë tensioni. Ishte roja bregdetare që e pikasi të moshuarin që ndodhej në vështirësi dhe i erdhi në ndihmë.

Ai u prononcua për Report Tv dhe shpjegoi se i moshuari, i cili ishte një ish polic merrte ilaçe për tensionin dhe konsumonte cigare, arsyet kryesore që mund të shkaktonin vdekjen e tij në bregdetin e Durrësit.

Vrojtuesi tha se pasi e pikasi, e nxori në breg dhe i dha ndihmën e parë. Pas 15 minutash, ambulanca mbërriti dhe e mori të moshuarin me vete për t’i dhënë trajtimin mjekësor përkatës.

“Unë isha te bregu dhe isha duke vrojtuar sipas punës sime dhe ai u këput i ra si të fikët. Shkova me vrapo dhe e nxora në breg, mora ambulancën erdhi për çerek ore. Ai ishte me ilaçe tensioni dhe pinte cigare, po për fat shpëtoi.”- tha vrojtuesi.

/f.stafa

#tensioni #në #ujë #Rrezikoi #të #mbytej #në #plazh #shpëtohet #mrekullisht #moshuari #në #Durrës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button